Manuel Neuer ka vendosur për të ardhmen në Kombëtaren e Gjermanisë

Manuel Neuer ka marrë vendimin e tij sa i përket të ardhmes në Kombëtaren Gjermane. Sipas “Sport Bild”, kapiteni legjendar i Bajernit të Mynihut do të vazhdojë karrierën ndërkombëtare të paktën deri në 2026-ën. Botërori, i cili do të mbahet në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë do të jetë turneu i fundit ku Nouer do të përfaqësojë vendin e tij. Sipas shtypit gjerman 38-vjeçari nuk do të grumbullohet nga Julian Nagelsman për dy takimet e radhës të Gjermanisë, e cila do të luajë përballë Hungarisë (7 shtator) dhe Holandës (10 shtator). Për momentin Nouer ka një kontratë me Bajernin e Mynihut deri në 2025-ën, por nëse ky vendim do të jetë zyrtar mësohet se Bajerni do të rinovojë me kapitenin edhe për një vit. Sa i përket të ardhmes së Nouer, edhe drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit ka lënë të kuptohet se gjithçka varet nga vendimi i portierit. “Sigurisht që Manuel ka një zë të rëndësishëm në këtë çështje”, tha Rudi Fëler.

sfidanti.al