Sinner pozitiv ndaj substancës së ndaluar

Pak orë pas fitores “Masters 1000” të Sinsinatit, Janik Siner ka marrë një lajm të keq nga aegjensia anti-doping pasi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës clostebol. Siç dihet kjo substancë është e ndaluar nga International Tennis Integrity Agency (ITIA), por për momentin tenisti nuk rrezikon ndëshkim pasi arsyet e dhëna janë pranuar nga autoritet përkatëse. Mësohet se italiani gjatë kohës që ka ushturar këtë sport me normat më të larta të substancës në fjalë ka qenë pjesë e turneut “Indian Wells”, prillin e kaluar. Stafi i tenistit ka bërë me dije se gabimi është bërë nga ana e fizioterapistit, i cili ka ngarkuar me doza të larta klientin e tyre të kësaj substance gjatë një seance masazhi.


sfidanti.al