Panik te Milani, Morata shtrohet në infermieri

“Tronditet” Milan, me Paulo Fonseca që merr një lajm të hidhur mëngjesin e së martës. Trajneri i “djallit” duhet të bëjë llogaritë pa Alvaro Morata, me sulmuesin spanjoll që detyrohet të “parkojë” në infermieri ende pa nisur mirë sezoni. Morata debutoi me gol me fanellën kuqezi, teksa i mjaftuan pak minuta në fushë kundër Torinos për të realizuar golin e tij të parë. Me sa duket kjo lëvizje e nxituar e stafit, pasi sulmuesi nuk ishte gati 100%, do t’i kushtojë jo pak Fonseca-s, me Morata-n që pritet të mungojë për pak kohë, por çdo gjë do të jetë më e qartë pas vizitave me të detajuara. Sipas mediave italiane, është e sigurt se Morata do të mungojë në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Parma të shtunën në transfertë, por më shumë mundësi spanjolli do të mungojë edhe më 31 gusht në takimin kundër Lazios në Romë. Morata nuk pritet të jetë në dispozicion të Spanjës për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve më 5 dhe 8 shtator. Mjekët kryqëzojnë gishtat që Morata të jetë në fushë kundër Venezia më 15 shtator, pasi kjo periudhë është shumë e rëndësishme pasi starton dhe Champions League(17-19 shtator)

sfidanti.al