Bayern Munich është dorëzuar për Alphonso Davies

Skuadra e Real Madridit është e kompletuar sipas trajnerit Carlo Ancelotti, pavarësisht raporteve të vazhdueshme se ata mund të jenë në treg për një mbrojtës. Los Blancos kanë bërë vetëm dy  afrime këtë verë, megjithëse njëri prej tyre ka një prestigj të konsiderueshëm, pasi bëhet fjalë për Kylian Mbappe, ndërsa tjetri është Endrick Felipe, i cili për moshën që ka konsiderohet talent i madh. Mediat vazhdojnë të pretendojnë se është mundësia e duhur për një lëvizje tjetër në këtë merkato, duke iu referuar blerjes së një qendërmbrojtësi. Lojtari në fjalë është mbrojtësi i majtë i Bayern Munchen, Alphonso Davies. Real Madrid mund të bëjë një lëvizje për të në fund të afatit veror por Matteo Moretto ka shpjeguar se Davies ka më shumë gjasa të arrijë pa pagesë verën e ardhshme. Ndërsa më parë Bayern Munich kishte shpresuar të bindte Davies të nënshkruante një marrëveshje të re, ose të siguronte një shitje prej 50 milionë euro për kanadezin, gjigantët bavarezë tani kanë pranuar që ai të largohet si një transferim i lirë verën e ardhshme. Ai do të jetë lojtari i dytë që do të bëjë këtë lëvizje në vitet e fundit, pasi David Alaba bëri të njëjtën gjë.

sfidanti.al