“Blick” i ka kushtuar mjaft hapësirë rikthimit të Xherdan Shaqirit te Bazeli dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit në fjalë. “A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë. Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri. I madh”, shkruan “Blick”. Përmasat e një lojtari si Xherdan Shaqiri vihen re qartë nga mënyra si u mirëprit nga mijëra tifozë të Bazelit rreth stadiumit të klubit. Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB. “Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, tha Shaqiri.
sfidanti.al