Java e parë e Kategorisë Superiore ka ngritur siparin me dy takimet e luajtura në Elbasan dhe Durrës. Kampionët në fuqi të Shqipërisë, Egnatia ka mundur skuadrën e Dinamos në “Elbasan Arena”, falë golave të Vuthaj dhe Lushkjës. Ndërsa në takimin tjetër, atë të mbajtur në Durrës, të besuarit e Edi Martinit kanë përmbysur Bylisin e Egbo. Golin e shënuar nga Walisson e zhvlerësoi dopieta e Emiljano Vilës.
sfidanti.al