Asllani, vetëm pesë minuta në barazimin e Interit

Interi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në debutimin sezonal në kampionatin italian, pasi transferta kundër Genoas përfundon në barazim 2-2. Vendasit kalojnë të parët në avantazh me Vogliacco, por zikaltërit kundërpërgjigjen me Thuram, që shënon nga një gol për çdo pjesë. Genoa fiton një penallti në minutën e 5-të shtesë. Messias gabon nga 11-metrat, Sommer pret, por sulmuesi arrin që të dërgojë më pas topin në rrjetë. Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja hapëse e sezonit për kampionët në fuqi të Italisë. Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani është aktivizuar në minutën e 85-të, duke zënë vendin e Lautaros. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të kampionatit italian që u luajt në orën 18:30 Parma ka barazuar 1-1 në shtëpi përballë Fiorentinës.

sfidanti.al