Me ardhjen e Xhovani van Bronkhorst dinamikat në klubit e Beshiktashit kanë ndryshuar plotësisht. Në këtë pikë përfshihet edhe Ernest Muçi. Talenti i Tiranës, i cili u ble nga Beshiktashi për 10 milionë euro duket se i ka ditët e numëruara në klubin bardhezi. Pak ditë më parë trajneri holandez, i pyetur përse Muçi nuk luajti në asnjë nga dy takimet zyrtare të Beshiktashit këtë sezon, tha se i pëlqenin që të aktivizonte lojtarët, të cilët dinë që edhe të mbrojnë. Thuhet janë plot katër skuadra ato që duan të marrin Muçin. Ejyp, Bodrum, Rizespor dhe Bashakshehir janë katër ekipet turke, të cilat duan që të marrin shërbimet e Muçit.
sfidanti.al