Napoli, nga Benfica vjen David Neres

David Neres do të jetë një lojtar i ri i Napolit. Klubi italian dhe Benfica po finalizojnë të gjitha dokumentet përfundimtare për të zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit brazilian. Operacioni ka një vlerë prej 28 milionë euro përfshirë bonuset, me Neres, i cili do të udhëtojë drejt Italisë të dielën, do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e së hënës dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë.

sfidanti.al