Interi, kampion i Italisë, rinis nga “Marassi”. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Genoas, Simone Inzaghi nuk i fshehu emocionet:
“Jemi të emocionuar, kemi bërë përgatitje të mira dhe ndjejmë përgjegjësinë e titullit. Duam të mbrojmë kampionatin e fituar sezonin e kaluar, por të tjerët janë forcuar dhe nuk do të jetë e lehtë. Në sulm jemi mirë me pesë lojtarët që kemi. Na mungon një mbrojtës i majtë që po përpiqemi ta identifikojmë. Debutimi kundër Genoas? Është një fushë e vështirë kundër një ekipi shumë të mirë, por ne kemi punuar për të qenë gati. Vetëm Zielinski dhe De Vrij mbeten jashtë.”
sfidanti.al