Kampionët vazhdojnë me trajnerin kampion

Egnatia nuk kërkon të rrezikojë dhe blindon Edlir Tetovën, duke rinovuar kontratën me trajnerin deri në vitin 2027. Ditët e fundit Tetova u përfol si një kandidat i mundshëm për stolin e Partizanit, por drejtuesit e klubit për të evituar çdo situatë të pakëndshme, kanë rinovuar me trajnerin, që solli titullin historik në Rrogozhinë sezonin e kaluar. “Klub Futboll Egnatia njofton se “kampioni” ynë Edlir Tetova ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027. Hap i rëndësishëm për vazhdimin e një projekti afatgjat të nisur 2 sezone më parë mes presidentit Agim Demrozi dhe trajnerit Edlir Tetova që ka sjell deri tani 2 Kupa të Shqipërisë dhe trofeun e titullit kampion”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

sfidanti.al