Mbappe shënon në debutim, Real fiton Superkupën e Europës

Enrico Valverde dhe Kylian Mbappe konkretizuan rastet e shumta të Real Madrid që kaloi lehtësisht Atalantën në Superkupën e Europës duke fituar një trofe tjetër. Në ndeshjen e parë zyrtare, asi francez shënoi një gol që vulosi fatin e takimit të zhbllokuar në pjesën e dytë nga uruguajani Valverde i cili shtyu në rrjetë topin e dhuruar nga Vinicius jr. Me këtë trofe të fituar, Reali i Madridit e nis në mënyrën e duhur sezonin ndërsa Luka Modric bëhet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.

sfidanti.al