CrossFit në Teksas, mbytet tragjikisht notari serb

Një ngjarje tragjike ndodhi në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, me një atlet nga Serbia që humbi jetën pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit. Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dukiqit, i cili duket se po përpiqet të qëndrojë jashtë ujit, por nuk ia doli. Trupi i sportistit fatkeq serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë. Ngjarja tragjike ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake, ku shumë komentuan negativisht faktin se për herë të parë në një garë të tillë u zgjodh noti si eventi i fundit. Në një video, një spektator është regjistruar duke rënë në ujë për të ndihmuar Dukiqin pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.

sfidanti.al