Pepe e mbyll me futbollin e luajtur

Mbrojtësi i njohur portugez është larguar nga futbolli i luajtur në moshën 41-vjeçare. Pepe numëron 141 paraqitje për kombëtaren luzitane, ku ka realizuar edhe 8 gola. Sa i takon karrierës futbollistike, ai luajti për shumë vitë te gjigandët e Real Madrid, përpara se të transferohej te Besiktas. Së fundmi, ishte pjesë e Portos. Pepe numëron , një Ligë të Kombeve, dy Kupa të Mbretit, pesë Kupat e Portugalisë, një Kupë e Ligës Portugeze, një Kupë Ndërkontinentale, pesë Superkupa Portugezem tre tituj kampionë në La Liga dhe dy Superkupa UEFA. Të shumtë kanë qenë lojtarë, ish-lojtarë dhe “ikona” të njohura që kanë dërguar mesazhe për të, menjëherë pas publikimit të lajmit për tërheqjen nga futbolli.

sfidanti.al