Edhe pse doli nga Europa më parë nga sa parashikonte, Egnatia arriti të përfitojë financiarisht, duke arkëtuar 960 mijë euro nga pjesëmarrja dhe ndeshjet që luajti. Një shifër e konsiderueshme kjo për klubin rrogozhinas. Po të shtojmë këtu edhe shumën që rrogozhinasit kanë arkëtuar nga shitja e disa lojtarëve (1.2 milion euro nga Ibrahimoglu, Sherri dhe Fernando), si dhe 250 mijë eurot e marra nga FSHF-ja për titullin e Kupën, atëherë totali e kalon shifrën e 2.3 milionë eurove. Duke pasur këto të ardhura, klubi i Egnatias mund të operojë në mënyrë komode në merkato.
sfidanti.al