100 metrat e arta, Noah Lyles fiton me 5 të mijtat

Noah Lyles është njeriu më i shpejtë në botë. Titulli i parë olimpik në karrierë.  Sprinteri amerikan fitoi garën e 100m në Lojërat Olimpike të Parisit. Kaloi vijën e finishit me një kohë prej 9.79. Kishane Thompson dhuroi kohën 9.79 për të përfunduar i dyti dhe Fred Kerley doli i treti, duke shënuar kohën 9.81 për të fituar bronzin.

Garuesit duhej të prisnin për disa momente pas garës për të përcaktuar fituesin. Lyles është vrapuesi i parë amerikan që fiton një medalje të artë olimpike në 100 m për meshkuj që kur Justin Gatlin fitoi medaljen e artë në Lojërat e Athinës 2004.

sfidanti.al