Mesfushori i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, në një intervistë të dhënë për mediet gjermane deklaroi se ishte kundër ndryshimit të Champions League, e cila parashikon një numër më të madh ndeshjesh. Më tej ai shtoi se Championsi është një ëndërr për çdo lojtarë, teksa theksoi se për të prioritet mbetet kampionati.
“Do të kisha preferuar të luaja gjashtë ndeshje siç ishte më parë. Tani do të ketë më shumë ndeshje, por Champions League është Champions League. Champions League është një ëndërr për çdo lojtar dhe për mua është padyshim e rëndësishme të luaj sërish në Champions League pas shtatë vitesh. Megjithatë për mua prioritet mbetet kampionati. Për mua maratonë e Bundesliga-s është pak më e rëndësishme se Champions League”-u shpreh Xhaka.
sfidanti.al