Icardi i bllokon Wanda Narës të gjitha kartat e kreditit

Wanda Nara ka vendosur që të ndahet nga Mauro Icardi, edhe pse divorci mes palëve nuk është bërë ende zyrtar. Por prezantuesja argjentinase nuk e ka menduar mirë situatën me sa duket, pasi futbollisti ka gjetur një mënyrë si të hakmerret për këtë vendim të saj. Ndërsa Wanda Nara po kalon pushimet me fëmijët duke shëtitur botën, futbollisti milioner ka vendosur që t’i heqë asaj të drejtën për të përdorur paratë e tij.

Sipas gazetares Majo Martino, Wanda Nara është befasuar kur ka mësuar se i janë bllokuar të gjitha kartat e kreditit. Edhe avokatja e Wanda Narës, Ana Rosenfeld, e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Nuk është gënjeshtër, por e kundërta. Është realiteti, që mund të ndryshojë, pro është realiteti. Nuk e di se nga doli ky lajm, por është i vërtetë. Burrat e përdorin shpesh si armë për të ushtruar presion. Në çështje me të cilat kam punuar për 50 vite, gjëja e parë që bëjnë burrat është që bllokojnë kartat e kreditit dhe nuk paguajnë për rritjen e fëmijëve”, tha ajo. Megjithatë, avokatja siguroi se vendimi i Icardit ndikonte vetëm ato llogari bankare që ishin të përbashkëta, pasi Wanda Nara kishte të sajat personale që do të fillonte t’i shfrytëzonte.

sfidanti.al