Gareth Southgate, trajneri që dha dorëheqjen pas humbjes së Anglisë ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024, nuk e thirri Jack Grealish për turneun gjerman. Mesfushori i Manchester City pranoi se ishte i befasuar që nuk e pa emrin e tij në skuadrën e 3 Luanëve.
“Duhet të jem i sinqertë dhe të pranoj se, për sa i përket futbollit, ishte momenti më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë në karrierën time. Isha i shkatërruar, zemërthyer. Shkova me pushime dhe kudo që isha, në telefon apo në televizor, kisha lajme dhe informacione për europianin. Ishte shumë e vështirë sepse ndjeja se duhet të isha në ekip, se mund të ofroja diçka ndryshe. Këtë do ta përdor si motivim për sezonin e ri dhe do të tregoj se disa njerëz e kishin gabim me mua”.
sfidanti.al