Zyrtare, Thomas Muller largohet nga Gjermania

Tashmë është zyrtare, Thomas Müller nuk do të luajë më për Gjermaninë. Njoftimi zyrtar vjen nga vetë lojtari, i cili u jep lamtumirën tifozëve me një video emocionuese në në rrjetet e tij sociale:

“Pas më shumë se 14 vitesh dhe 131 ndeshjesh ndërkombëtare, kam vendosur ta mbyll karrierën me kombëtaren gjermane”.

Ndeshja kundër Spanjës ishte ndeshja e fundit e 34-vjeçarit me kombëtaren e drejtuar nga Julian Nagelsmann. Muller ishte ndër protagonistët e Botërorit të fituar nga Gjermania në vitin 2014 dhe ka një kontratë që e lidh me Bayern Munich deri në fund të sezonit 2024-2025. 34-vjeçari ka shënuar për “panzerat” 45 gola dhe fitoi këpucën e artë në botërorin e vitit 2010. Pritet të shihet edhe e ardhmja e tij te bavarezët, pasi Muller nuk e ka të garantuar vendin e titullarit në Bundesliga.

sfidanti.al