Southgate gjen shkakun e humbjes

Nuk është momenti për të folur për të ardhmen time, nuk është çasti për të diskutuar për këtë temë. Kam nevojë të bisedoj me njerëzit e duhur. Por e përsëris: nuk është momenti”, shprehet Gareth Southgate, i cili pësoi zhgënjimin e radhës si trajner i Anglisë. “Tre Luanët” humbën një tjetër finale Europiani, duke u dominuar në çdo aspekt nga Spanja e De la Fuentes.

 

Finalja? Sigurisht që është disavantazh të kesh një ditë më pak për të përgatitur finalen. Por ne ishim në lojë për rreth 80 minuta.

Kane? Harry vuajti fizikisht. Mbërriti në Europian me pak ndeshje dhe ende nuk ka arritur nivelin që të gjithë shpresonim.

Mendoja se freskia e Watkins do të na ndihmonte. Gjithsesi, ata që u futën nga stoli bënë atë që kërkuam prej tyre. Do të na duhet pak kohë për ta harruar këtë humbje”, u shpreh tekniku i Anglisë.

sfidanti.al