Mbreti inkurajon “Tre Luanët”: Kokën lart, mbase s’ishte momenti i duhur

Anglia nuk ia doli të triumfonte në finale në një kampionat Europian për herë të dytë radhazi. “Tre Luanët” u mposhtën mbrëmjen e së dielës në shifrat 2-1 nga Spanja në një finale dramatike. Goli i Oyarzabal pranë fundit të takimit rezultoi përcaktues për iberikët, që ngritën trofeun numër 4 në historinë e tyre. Pas ndeshjes zhgënjimi në kampin e Anglisë ishte i madh, ku dhe aktorët jashtë futbollit reaguan pas ndeshjes.

Mbreti i Anglisë, Charles III, dëshiron të inkurajojë futbollistët e kombit të tij, teksa u shpreh krenar për skuadrën:

“Familja jonë inkurajon futbollistët dhe shprehim gjithë vlerësimet tona për sa i përket paraqitjes së ekipit tonë. Urojmë përfaqësuesen e Spanjës për triumfin dhe i them skuadrës sonë të mbajë kokën lart për ndeshjen e zhvilluar”

I të njëjtit mendim ishte dhe djali i mbretit Charles, Princi Williams, që deklaroi shumë shkurt se është krenar për lojën e Anglisë në finale:

“Nuk ishte mbase koha e duhur, por jemi krenar për këtë skuadër. Të ecim përpara”.

Anglia mbërriti në finalen e “Euro 2024” pasi eliminoi në fazën me eliminim direkt Sllovakinë në shtesë, Zvicrën me penallti dhe në gjysmëfinale mposhti 2-1 Holandën.

 

sfidanti.al