Jesus Navas largohet nga Spanja pas Evropianit

Jesus Navas i thotë lamtumirë kombëtares spanjolle. Një vendim që e bën atë të ketë një dëshirë të madhe për të përfunduar me nota të larta, me triumfin në finalen e Euro 2024 të dielën kundër Anglisë. Për të bërë vlerësime ndaj tij, është vendosur që nesër(të shtunën) të marrë pjesë në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Luis De la Fuente. Një vendim i pashmangshëm, siç shihet nga deklaratat e tij e fundit të raportuara nga Marca: “Kam disa vite që luaj me një këmbë të dëmtuar. Ka momente që bllokohet dhe bëhet më e vështirë. Në pjesën e parë kundër Francës kisha shumë dhimbje, por doja të vazhdoja dhe të ndihmoja ekipin”.

 

sfidanti.al