Manchester United arriti të enjten marrëveshjen për shërbimet e Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez do të jetë transferimi i parë i “Djajve të Kuq” në merkaton e verës. Menjëherë, pas eliminimit me Holandën nga Euro 2024, Zirkzee ka udhëtuar drejt Anglisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, teksa ndryshe nga vitet e tjera, në këtë merkato të parë të pronarëve të rinj INEOS, “Djajtë e Kuq” po lëvizin shpejt dhe në mënyrë eficiente. Pas Joshua Zirkzees, fokusi do të zhvendoset tek objektivat e tjerë. Gati e përfunduar mund të konsiderohet dhe marrëveshja për Matthijs De Ligt, i cili do të largohet nga Bayern Munchen për t’u bërë pjesë e 20-herë kampionëve të Anglisë. 24-vjecari do të jetë një investim i rëndësishëm për Manchester United në prapavijë, pas largimit të Raphael Varane. Përpos De Ligt, Manchester United po punon paralelisht edhe me dy emra të tjerë në mbrojtje. Jarrad Branthëaite dhe Leny Yoro. Negociatat janë të komplikuara si me Evertonin por edhe me skuadrën e Lille. Everton kërkon mbi 70 milionë paundë për Branthwaite, ndërsa oferta e parë e United ka qenë 50 milionë paundë. Ndërsa, Lille kërkon 60 milionë për Yoron dhe gjetja e një akordi nuk duket e vështirë me klubin francez, por me vetë lojtarin, i cili preferon një kalim drejt Real Madridit. Në mesfushë, “Djajtë e Kuq” janë të përqëndruar te Manuel Ugarte i Paris-Saint Germain. Në sezonin e kaluar, uruguajani luajti 25 ndeshje në kampionat me parizienët, ndërsa United kërkon ta afrojnë në skuadër lojtarin shkatërrues, pasi Casemiro nuk garanton më të njëjtën formë dhe Scott McTominay mund të largohet. Si rrjedhojë, Manchester United synon ta afrojë në ekip dhe t’i japë një lojtar me vlera mesfushës.
sfidanti.al