Yamal: Dhuratë për ditëlindje dua kupën

Lamine Yamal mbush 17 vjeç dhe tashmë e pret një takim me historinë. Të dielën në mbrëmje, ylli shumë i ri i Barcelonës do të ketë shansin të ngrejë në qiell trofeun e Euro 2024 në finalen e Berlinit kundër Anglisë, në të cilën u kualifikua edhe Spanja falë golit të tij kryevepër në gjysmëfinale kundër Francës:

“I thashë mamasë sime se nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë. Kërkoj vetëm të jem në gjendje të festoj fitoren në Madrid, me shokët e mi të skuadrës. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozët që festojnë nga gëzimi kur të na presin në aeroport”, ka thënë talenti spanjoll për Marca. Për Yamal është mundësia e parë e madhe e një karriere që sapo ka nisur. Lista e tij e trofeve përfshin La Liga 2022/23, por në atë sezon ai luajti vetëm 7 minuta, ato të debutimit të tij zyrtar me fanellën e Barçës. Tani, shansi për një triumf si protagonist absolut: “Duhet të vazhdojmë siç bëmë kundër Gjermanisë ose Francës. Të qëndrojmë vetvetja, të mbajmë posedimin e topit për të kontrolluar lojën në çdo moment. Besoj se jemi më të mirët në këtë dhe askush nuk mund të na ndalojë nëse kemi sukses. Po shohim që nuk ka asnjë skuadër aq të mirë sa Spanja”.

sfidanti.al