Pas një Europiani shumë të mirë me fanellën e Shqipërisë, Mario Mitaj ka përfunduar në qendër të merkatos, pasi synohet nga disa klube të njohura të kontinentit. Mbrojtësi 20-vjeçar, aktualisht pjesë e Lokomotivës së Moskës, ka përfunduar në shënjestrën e Besiktasit. Klubi turk, që duket se është i dashuruar me shqiptarët (ka në organikë Muçin dhe Rashicën, por ka shfaqur interes edhe për Ismajlin) ka paraqitur një ofertë zyrtare të klubi rus për lojtarin shqiptar. Mitaj më herët është kërkuar edhe nga Juventusi dhe duket se shumë shpejt talenti kuqezi do të provojë një aventurë të re në karrierë, kësaj radhe larg Moskës.
sfidanti.al