Për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, Gjykata e Apelit të Firences konfirmoi dënimin me një vit burg, të vendosur në shkallë të parë më 2 prill 2021, për profesorin Giorgio Galanti, ish-drejtor i Mjekësisë Sportive në Careggi dhe me të kaluarën si konsulent sportiv për Fiorentinën, i akuzuar për vrasje. Astori u gjet i pajetë mëngjesin e 4 marsit 2018 në dhomën e tij të hotelit në Udine, ku ndodhej me ekipin. Sipas prokurorisë, vdekja është shkaktuar nga kardiomiopatia ventrikulare aritmogjene, një patologji e pa diagnostifikuar. Nëse sëmundja do diagnostikohej, atëherë lojtari do shpëtohej.
sfidanti.al