Spanja dominuese largon Francën, Yamal magjik drejt finales

16 vjeç e 361 ditë, Lamine Yamal bëhet lojtari më i ri që shënon në një një europian ndërsa Spanja kthehet pas shumë viteve në finale. Shumë emocione në Mynih në ndeshjen mes iberikëve dhe Francës ku Mbappe la pas shumë zhgënjim dhe një humbje 2-1 që do ta mbajnë mend gjatë të gjithë “gjelat” për mënyrën se si pësuan presionin e Spanjës në këtë ndeshje.

Nisi menjëherë me një gol të Kolo Muani sfida që në minutën e 9 por Yamal stratosferik me të majtën kirurgjikale vendosi barazpeshën duke i dhënë një drejtim të ndryshëm sfidës pasoi Olmo pak minuta më vonë me një veprim spektakolar dogji mbrojtjen e Francës dhe detyroi Kounde ta shtynte topin në rrjetë. Pjesa e dytë bashkë me minutat e mbetura të se parës ishin një mankth pa fund për skuadrën e Deschamps që nuk arriti të reagonte duke treguar limitet përballë Spanjës që do të presë në finalen e së dielës fituesen e çiftit Angli-Holandë.

sfidanti.al