Gjesti i bërë nga Xhud Belingham pas ndeshjes mes Anglisë dhe Sllovakisë mund të jetë një problem për Garet Southgejt. Mësohet se UEFA është në pritje të një raporti të plotë të asaj çfarë ndodhi në përfundim të takimit kur numri dhjetë i “Tre luanëve” është filmuar nga kamerat teksa bënte gjeste të pahijshme në fushë. Vetë Belingham ka sqaruar se me atë gjest nuk i ishte drejtuar sllovakëve, të cilët ndodheshin të dëshpëruar në stol. “Për sllovakët s’kam asgjë tjetër veç respektit për lojën e bërë. Ai gjest i dedikohej disa shokëve të mi, të cilët ishin në stadium”, tha Belingham. Version i dhënë nga 21-vjeçari nuk ka bindur UEFA-n, e cila ende s’ka marrë një qëndrin mbi sjelljen e tij. Belingham rrezikon që të pezullohet për ndeshjen e radhës (kundër Zvicrës).
sfidanti.al