Franca ndëshkon Belgjikën në fund

Në fazën e 16-shes të Euro 2024, Franca mposht Belgjikën 1-0 dhe siguron biletën për në çerekfinale të kompeticionit. Ndeshja u vendos në minutën e 85-të nga një goditje e Kolo Muanit (i cili zëvendësoi Thuram) e devijuar nga Vertonghen. Një lojë shumë taktike që u bllokua për një kohë të gjatë por u luajt më mirë në përgjithësi nga skuadra e Deschamps që kishte më shumë mundësi shënimi.

sfidanti.al