Hjulmand i përgjigjet Kane, Anglia shtyn kualifikimin

Një Angli e varfër nuk shkon përtej barazimit 1-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e vlefshme për ditën e dytë të Grupit C të Euro 2024. Kombëtarja e Southgate zhbllokoi sfidën pas 18′ me goditjen e Kane, por në minutën e 34-të u barazuan nga goli i Hjulmand. Në një pjesë të dytë pothuajse të përgjumur, i vetmi emocion vjen nga një shtyllë e goditur nga Foden. Edhe ndryshimet e dy trajnerëve nuk patën efekt.

Anglezët mbeten në krye të grupit me 4 pikë, por kualifikimin për në 1/8 e shtyjnë për ditën e fundit, kur do të përballen me Slloveninë. Danezët do të luajnë gjithçka kundër Serbisë.

sfidanti.al