Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Conference League për sezonin 2024-2025.
Vllaznia do të ndeshet me islandezët e Valurit. Partizani do të ndeshet me maltezët e Marsaxlokk, ndërsa Tirana do të përballet me gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi.
Ndeshjet e para të Conference League do të luhen në 11 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit në 18 korrik.
sfidanti.al