Carvajal zbulon prapaskenën me Modric

Dani Carvajal po kalon një nga momentet më të bukura në karrierë. Tituj dhe gola. Me Reali shënoi një gol të rëndë në finalen e Championsit, ndërkohë që gjeti edhe golin e parë me Kombëtaren. Anësori i djathtë realizoi të tretin e Spanjës në suksesin 3-0 kundër Kroacisë në duelin debutues të iberikëve në grupin B të Euro 2024. Festë e madhe për 32-vjeçarin, i cili zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me Luka Modric, shok dhe mik të Reali, dhe kundërshtar në Gjermani 2024.

Doja ta ruaja fanellën e golit të parë me Spanjën, por ma kërkoi Luka Modric në fundin e takimit. Dhe sigurisht që nuk mund t’i thoja dot jo“, deklaron Carvajal duke buzëqeshur. Spanja dhe Italia kryesojnë grupin B me nga 3 pikë, teksa Shqipëria dhe Kroacia, që do të sfidohen të mërkurën (15:00) në Hamburg, janë në kërkim të pikëve të para.

sfidanti.al