Mirlind Daku zgjidhet në formacionin e vitit në Rusi

Aktualisht ndodhet në Gjermani me skuadrën kombëtare shqiptare, por Mirlind Daku vlerësohet në Rusi, duke u zgjedhur në formacionin më të mirë të sezonit që sapo u mbyll në Premier Ligën ruse. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu me fanellën e Rubin Kazanit, ku shënoi 10 gola në kampionat. Daku u grumbullua nga trajneri Silvinjo për fazën finale të Euro 2024, por nuk ka luajtur asnjë minutë në dy miqësoret e fundit të Shqipërisë.

sfidanti.al