Çështja “Jadon Sancho-Erik ten Hag” nuk ka fund. Përvoja e “yllit” anglez te Manchester United ishte disi e turbullt; ulje-ngritjet në muajt e parë në Premier League më pas kulmuan me debatin me menaxherin holandez. Histori shumë të tensionuara, të cilat çuan edhe në largimin e lojtarit të lindur në vitin 2000 nga qendra sportive e klubit. E vërteta ende nuk ka dalë në shesh, por sigurisht që ish-trajneri i Ajaxit e ka akuzuar drejtpërdrejt lojtarin 24-vjeçar për sjellje aspak korrekte ndaj klubit, skuadrës dhe bashkëlojtarëve. Akuza që Sancho nuk i ka pranuar dhe që, sipas Benni McCarthy, trajner aktual i repartit sulmues të Djajve të Kuq, kanë shënuar fuqishëm fatin mes tij dhe United. “Unë fola me Jadon si trajner, si mentor, si mik dhe si dikush që u rrit në rrugë dhe që kupton “kodin” dhe gjithçka. Ai më tha: “Nuk do të kërkoj falje, sepse nëse do të bëja, do të kërkoja falje që isha dembel, që u vonova gjithmonë në stërvitje dhe që nuk bëja më të mirën”. Këto ishin arsyet e trajnerit”. Kjo është dëshmia e mbledhur edhe nga ESPN UK.
sfidanti.al