Një kandidat i ri si pasues i Luis Enrikes – Leonardo Zhardim

Mediumet në Portugali publikojnë lajme se, tanimë, ka një kandidat të ri që do ta pasonte Luis Enriken në stolin e “nxehtë” të Barcelonës dhe emri që përmendet më shpesh, është ai i Leonardo Zhardimit të Monakos. Katalonjasit janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi Luis Enrike ka vendosur që të largohet, këtë verë, mbas skadimit të kontratës aktuale. Mediumet, në fakt, përmendin një numër të madh emrash, që nga Ernesto Valverde, Horhe Sampaoli dhe Karlos Unuze deri te Jyrgen Klopi, Maurisio Poketino dhe Masimo Alegri. Gazeta portugeze “A Bola” shkruante, sot, se pretendent kryesor është Zhardimi, pasi Monako që ai drejton, momentalisht, po luan një futboll ofensiv atraktiv dhe synon tre tituj. Monako kryeson kampionatin francez, merr pjesë në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, si edhe në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

sfidanti.al