Asllani sfidon Italinë

Italia do të jetë kundërshtari i parë i kombëtares tonë në Euro 2024. Prej ditësh mediat në Apenine, janë duke “skanuar” skuadrën tonë kuqezi. Padyshim ajo ç’ka bie në sy është prezenca e shumë futbollistëve që luajnë me klubet e tyre në Itali. Një prej tyre është edhe Kristjan Asllani, i sapo shpallur kampion me Interin. Mesfushori elbasanas shikohet si një nga pikat më të forta te formacioni i Sylvinhos. Në një intervistë për Sportmediaset, Asllani u ndal për të folur për kombëtaren, objektivat në këtë evropian si dhe emocionet e përjetuara me fanellën zikaltër në sezonin që sapo u mbyll.

Kartëvizita e bukur për të sfiduar Italinë?

 

Po hajde, e rëndësishme në këto ndeshje është të marrim minuta, sidomos për ne që kemi luajtur pak më pak, për fatin tim kanë ardhur dy ndeshje 90-minutëshe, një ardhje shumë e qetë për të parën në Kampionatin Europian.

Ju jeni vendosur në një grup të komplikuar…

Të gjithë na vendosin të fundit, por ne arritëm në Europian me shumë djersë. Është hera e dytë në historinë tonë, sigurisht që do të hyjmë në fushë duke u përpjekur të vëmë në vështirësi të tjerët, e dimë që kemi pak shanse por ne do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë, të angazhohemi, të japim zemrën edhe për tifozët.

Do të luani kundër Italisë, por edhe ndaj shumë bashkëlojtarëve te Interi…
“Jam i lumtur që përballem me ta, jam lidhur shumë me ta dhe i uroj më të mirat. Ndoshta do ta kalojmë bashkë, kushedi (qesh.) Shakatë mënjanë, mezi pres. Kur u hodh shorti ishim në aeroplan dhe më pas ishin batutat, por siç thashë mezi pres t’i përballoj.

Jeni mesfushori më i mirë në Serie A për sa i përket përqindjes së pasimeve të suksesshme mes atyre që kanë bërë më shumë se 500…
“Mirë, jam i lumtur. Janë shpërblime të vogla, por unë po vazhdoj të punoj dhe studioj, duke mësuar që nga lojtarë të fortë para meje sesi të luaj këto ndeshje dhe të jap maksimumin, atëherë do të shohim.

Sa bukur ishte fitimi i titullit në derbi?
“E bukur, atëherë kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Ylli i dytë me fitoren në derbi… Jemi të lumtur, grupi ishte i fortë dhe kompakt, na shpërbleu për punën që kemi bërë gjatë gjithë vitit. “

Vitin e ardhshëm përveç titullit do të synoni edhe Championsin?
“Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres të shoh përsëri djemtë e Interit, flasim shpesh dhe jam i lumtur që jam në një grup të bashkuar”.

Dëshironi më shumë minuta vitin e ardhshëm?
“Do të shohim për këtë, pasi kam thënë gjithmonë se duhet të punoj dhe më pas kur trajneri më thërret në veprim, duhet të jem gjithmonë gati për të dhënë më të mirën time”.

A do të qëndroni 100% tek Interi vitin e ardhshëm?
“Unë jam një lojtar i Interit dhe jam shumë i lumtur këtu. Falënderoj klubin sepse këtë vit, por edhe vitin e kaluar, ata më ndihmuan në një mënyrë të pabesueshme dhe prandaj mund të jem i lumtur që jam në një nga skuadrat më të mira në botë më duhet të punoj, të punoj dhe të punoj, por patjetër që do të jem me ta”.

sfidanti.al