Drejtori i përgjithshëm Marota zbulon recetën e suksesit të Juves

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Bepe Marota, zbuloi mënyrën sesi ky ekip torinez ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, duke theksuar se ai nuk ka aspak frikë se cilin ekip do t’i vejë shorti përballë në gjysmëfinale, Realin, Atletikon ose Monakon. “Juventusi ka një disiplinë të tmerrshme. Kjo që ne kemi arritur, nuk është e rastësishme, sepse e kemi merituar. Cilido qoftë kundërshtari ynë në gjysmëfinale, pa e njohur akoma Monakon,  ne jemi gati që ndeshjet t’i zhvillojmë, ashtu si edhe më parë, në nivel të lartë”.

“Sa i përket Alegrit, mund të them se ai është i përkushtuar që të nxjerrë nga lojtarët maksimumin e së mirës. Ai ka arritur që të ngulë te lojtarët mentalitetin e fituesit. Atë që bën Alegri me lojtarët e vet, mund të përmblidhet shkurt, është një martestë e mirë, ku të dyja palët janë të kënaqur. Kjo është receta e suksesit”, tha Marota.

sfidanti.al