José Mourinho do të rikthehet në stol. Trajneri portugez, pas divorcit me Romën që ndodhi janarin e kaluar, vlerësoi alternativa të ndryshme dhe tashmë është gati të nënshkruajë me Fenerbahcen në Turqi. Sipas asaj që raporton Sky Sport, “Special One” ka arritur një marrëveshje me verdheblutë dhe mund të shpallet trajneri i ri i skuadrës nga Stambolli ditën e sotme. Klubi turk ka gati një kontratë 2-vjeçare për Mourinhon.
sfidanti.al