Alarico Rossi, njeriu në krye të departamentit të skautizmit të kombëtares së Shqipërisë ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka analizuar skuadrën kuqezi. Rossi vlerëson punën e bërë nga Silvinjo dhe drejtuesit e Federatës dhe rekomandon disa emra lojtarësh që mund të luajnë në kampionatin italian. “Silvinjo dhe stafi i tij jetojnë dhe punojnë çdo ditë në zyrën e Federatës në Tiranë. Ne jemi gjithmonë bashkë, në kontakt të ngushtë, dhe kjo na lejon të kemi kontroll të plotë mbi të gjithë dinamikën e lojtarëve tanë. Jemi të përfshirë 365 ditë në vit, tërësisht në kuadër të punës së ekipit dhe Federatës. Ndeshja kundër Italisë? Ne kemi entuziazmin në anën tonë, nuk kemi asgjë për të humbur. Dhe më pas, siç u përmend, shumë nga lojtarët tanë në skuadër luajnë në Serie A: kjo ndeshje do të sjellë me vete motivim shtesë. Kush mund të luajë në Serie A? Mario Mitaj: luan për Lokomotiv Moskën dhe e di që ndiqet shumë nga Juventusi. Muci luan te Besiktashi është shumë premtues, do të tregojë veten. Dhe pastaj Armando Broja, por tashmë është i njohur për shumicën”, ka thënë mes të tjerash Alarico Rossi.
sfidanti.al