Firma me Enco Mareskën ka hedhur më shumë dritë mbi të ardhmen e Armando Brojës. Sipas shtypit britanik trajneri italian ka nisur të rindërtojë ekipin dhe në planet e tij nuk bën pjesë Armando Broja. Trajneri italian i ka shprehur dëshirën presidentit të klubit për blerjen Viktor Osimhen. Në rast se Çelsi do të afronte nigerianin atëherë shanset e Brojës për minuta në “Stamford Bridge” do të ishin thuajse zero.
sfidanti.al