Kombëtarja me një emër tjetër në Serie A?

Emri i Rey Manajt ka përfunduar në radarët e klubit të sapongjitur në Serinë A, Como. Klubi i cili ka pronarë dy emra shumë të njohur të futbollit botëror si Cesk Fabregas dhe Thiery Henry, kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues në Itali për edicionin e parë në elitë ku synon mbijetesën, teksa sheh pikërisht Manajn si një lojtar që mund ta ndihmojë për këtë objektiv. Sulmuesi shqiptar është gato të transferohet në gadishull ka luajtur me fanellën e Pescaras dhe Spezias, pa harruar këtu edhe eksperiencën e shkurtër me atë të Interit. Ai ka shprehur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer në Itali dhe dy legjendat e futbollit botëror, duken të gatshme për t’ia plotësuar atë

sfidanti.al