Giorgio Chiellini mund të rikthehet te Juventus dy vite pas “ndarjes” me “bardhezinjtë”. Ish-kapiteni i “Zonjës së Vjetër”, i cili njoftoi tërheqjen nga futbolli më 12 dhjetor 2023, aktualisht punon si ndihmës i drejtorit sportiv në Los Angeles FC, ekip me të cilin ai përfundoi karrierën si futbollist. Sipas raportimeve të medieve italiane së shpejti Chiellini mund të kthehet në atë që ishte klubi i jetës së tij. Menaxhmenti i ri i Juventus-it, nën drejtimin e Giuntoli, është i gatshëm t’i ofrojë atij një rol që do t’i lejonte të punojë ngushtë me drejtuesit dhe me ekipin, duke vepruar si një lidhje midis drejtorit të sportive dhe trajnerit të ri, që te “Zonja e Vjetër” duan të jetë Thiago Motta. Giorgio Chiellini, me 17 sezone të kaluara te Juventus, mbetet ende lojtari i tretë me numrin më të madh të paraqitjeve në historinë e klubit italian, ndërsa më shumë ndeshje se ai kanë luajtur vetëm Del Piero dhe Buffon.
sfidanti.al