Egnatia, ndëshkuesja e Vllaznisë në sezonin 2023-2024

Emri i Egnatias do të mbetet në memorien e shkodranëve si një “mace e zezë” për këtë sezon. Tifozët e Vllaznisë kishin filluar të ëndërronin për titullin kampion, por kjo ëndërr u shua mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”. Kuqeblutë u eliminuan, pasi për të shkuar në finalen e titullit u duhej patjetër fitorja për shkak të pozicioni më të dobët në kampionat kundrejt rrogozhinasve, të cilët kishin dhe favorin e barazimit. Egnatia disa javë më parë u preu shkodranëve edhe shpresën për të fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke i eliminuar ata në gjysmëfinale me një fitore në Rrogozhinë dhe një barazim në “Loro Boriçi”. Tani i eliminon po në gjysmëfinale të garës për titullin kampion, duke u bërë vërtet një “mace e zezë” për kuqeblutë. Këta të fundit duhet të presion ende për trofe, për “faj” të Egnatias.

sfidanti.al