Besëlidhja ka hedhur dhe një hap tjetër drejt titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa të shtunën pasdite, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” Durrës, ka mundur Teutën, 91-75. Një ndeshje e cila ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Lezhjanët luajnë mirë që në periodën e parë, të cilën e kanë fituar 21-18. Po kështu bëjnë dhe në të dytën, që e kanë fituar 21-17 dhe në pushim kanë kryesuar 42-35. Edhe pas pushimit skuadra e Afrim Bilalit nuk përmbahet. 24-18 perioda e tretë për lezhjanët, që kanë thelluar në 66-53. E fundit 25-22 dhe përfundimisht 91-75 për Besëlidhjen, që kryeson serinë e finaleve, 2-0. Në përfundim të ndeshjes për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar kanë ardhur Kristi Gorea i Teutës dhe Eldi Hysa i Besëlidhjes.
sfidanti.al