Vllaznia, autobusë falas për tifozët

Bashkë për Vllazninë! Kjo është thirrja e klubit të Vllaznisë në prag të sfidës “Final 4”, atë me Egnatian, që do të luhet në “Air Albania” të dielën duke nisur nga ora 20:00. Kuqeblutë kanë marrë nismën e veçantë duke siguruar autobusë falas për të gjithë ata tifozë shkodranë që duan të udhëtojnë drejt Tiranës, në mbështetje të skuadrës së Vllaznisë.

Njoftimi i klubit:

Bashkë për Vllazninë

KF Vllaznia i vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që duan të udhëtojnë drejt “Air Albania” dhe të ndjekin skuadrën në gjysmëfinalen e “Final 4” Vllaznia – Egnatia, të dielën me 19 Maj.

Presidenti i Klubit z.Alban Xhaferi ka vënë në dispozicionë autobusë FALAS për të gjithë tifozërinë shkodrane që do të udhëtojnë nga Shkodra në Tiranë.

Grumbullimi do të bëhet para “Teatrit Migjeni” rreth orës 15:00 si dhe nisja në orën 16:00. Për ta lehtësuar procesin ju bëjmë me dije se personat duhet të pronotojnë paraprakisht deri të Shtunën në orën 19:00. Kontaktoni në inbox të faqes ose në numrin e telefonit 0692394133

VLLAZNIA, një jetë, dy ngjyra, një skuadër!

sfidanti.al