Nagelsman grumbullon Tah për “Euro 2024”

Federata Gjermane e Futbollit ka lajmëruar grumbullimin e Xhonatan Tah në Euro 2024 në një mënyrë origjinale. Nëpërmjet një bashkëpunimi me Rashid Hamid, i cili zotëron fondacionin “Pflege Smile” (ka në fokus moshat e treta dhe njerët në nevojë), Federata Gjermane e Futbollit i bëri me dije mbrojtësit të Leverkusen se do të jetë në “Euro 2024” nëpërmjet një dhurate për gjyshen Loti. Federata Gjermane e Futbollit është bërë kreative pasi emërimin e Niko Shloterbek në “Euro 2024” vendosi që ta bënte publik pasditen e djeshme nëpërmjet edicionit të lajmeve sportive në Televizionin Kombëtar “ZDF”.

sfidanti.al