18 maj, ora 18:00, “Ringu i zjarrit’ do të sjellë në vëmendjen e botës boksin profesionist, një sport i eklipsuar nga MMA por sfida e radhës Fury-Usyk është një nga evenimentet që nuk duhet humbur. Në “Riyadh Season” do të unifikohen të gjithë gjerdanët e peshave maksimale pasi britaniku Fury dhe ukrainasi Usyk me 4 të tjerë momentalisht në brez, kanë arritur marrëveshjen për një përballje pa favoritë. Të dy boksierët do të arkëtojnë rreth 500 milionë dollarë nga ko përballje ndërsa me shumë mundësi, nëse ukrainasi thyhet, atëherë do të ketë një mudnësi për revansh. Usyk është pasardhës i shkollës së vëllezërve Klitchko por gjatë muajve të fundit forma e tij nuk ka qenë ndër më të mirat dhe në krahun tjetër, britaniku i pazakontë për ringun profesionist, edhe pse njoftoi tërheqjen më shumë se një vit më parë, duket i joshur nga milionat e Lindjes së Mesme pasi ishte vetë Arabia Saudite që loboi për një përballje të tillë që si rrallëherë do të unifikojë të gjithë gjerdanët më prestigjozë të sportit të boksit.
sfidanti.al