Dalin në shitje biletat për miqësoret e Kombëtares

Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

Komunikata:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu. Nevojitet të regjistroheni në jegymester.hu në mënyrë që të blini biletën. Të dhënat e detyrueshme që do ju kërkohen në momentin e blerjes së biletës suaj si: Emër/E-mail/Fjalëkalim të cilat duhet të jenë të sakta.

sfidanti.al