Tirana në tentativat e fundit për “Final 4”

Tirana është në udhëkryqin më të madh të këtij sezoni. Nën një presion të madh, bardheblutë janë një pikë larg nga “Final 4” dhe katër pikë nga “play out”. Shkurt, në “purgator”, me një këmbë në “parajsë” dhe me tjetrën në “ferr”. Po cilat janë opsionet që Tirana, t’ia dalë këtë herë? Bardheblutë janë të gjashtit me 46 pikë, një më pak se Skënderbeu dhe Dinamo. Skuadra nënkampione duhet të fitojë të dyja ndeshjet dhe të shpresojë që dy skuadrat para saj të ngecin të paktën në një ndeshje, qoftë edhe barazim. Në çdo rast, bardheblutë duhet të barazojnë me pikë si blutë dhe korçarët. Tirana luan me Vllazninë dhe Egnatian. Si njëra dhe tjetra rrezikojnë vendet 1-2 dhe do të kërkojnë fitoren.

sfidanti.al